Po rekrutojmë – Vlerësues i Pasurive të Luajtshme
DEKRA Arbeit Albania, në emër të një institucioni financiar jobankar, është në kërkim të një Vlerësuesi të Pasurive të Luajtshme për t’iu bashkuar ekipit profesional në Zyrën Qendrore, Tirane.
Ky pozicion përfaqëson një mundësi shumë të mirë për profesionistë me formim juridik/ekonomik, të interesuar për vlerësimin e pasurive të luajtshme, ndjekjen e procedurave ligjore për kolateralet dhe bashkëpunimin me departamente të ndryshme në një mjedis të strukturuar dhe profesional.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Zbaton me korrektësi procedurat, rregullat dhe manualet që rregullojnë aktivitetin e institucionit.
- Ndjek dhe azhornon kuadrin e brendshëm rregullator në përputhje me ndryshimet e legjislacionit shqiptar që lidhen me vlerësimin e pasurive të luajtshme.
- Ofron asistencë ligjore për departamentet dhe degët rajonale në çështje që lidhen me vlerësimin e pasurive të bllokuara si kolateral kredie.
- Jep opinion ligjor për Komitetin e Vlerësimit dhe Shitjes së Pronave lidhur me:
Marrjen në pronësi të pasurive të luajtshme të klientëve debitorë, të propozuara nga shërbimi përmbarimor pas përfundimit të procedurave ligjore;
Vlerësimin e ofertave për shitjen e pasurive të luajtshme që kanë kaluar në pronësi të institucionit.
- Kryen vlerësimin juridik dhe ekonomik të raporteve të vlerësimit të përgatitura nga shërbimi përmbarimor.
- Përgatit përgjigje, sqarime dhe dokumentacion për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera lidhur me pasuritë e luajtshme kolaterale.
- Ndjek procedurat ligjore në gjykatë për çështje që lidhen me raportet e vlerësimit gjatë proceseve përmbarimore.
- Bashkëpunon me Departamentin e Riskut dhe Financës për përgatitjen e raporteve vjetore për auditim, lidhur me vlerën aktuale (amortizimin) e kolateralit.
- Përgatit raporte dhe materiale sipas kërkesës së drejtuesve.
- Punon vazhdimisht për zhvillimin profesional përmes trajnimeve, literaturës dhe shkëmbimit të eksperiencave.
- Kryen çdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga Pergjegjesi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Departamentit.
Kualifikimet dhe Aftesite:
- Diplomë universitare në Drejtësi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar që lidhet me vlerësimin e pasurive dhe procedurat përmbarimore.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-departamental.
- Integritet profesional dhe aftësi për të punuar me dokumentacion ligjor dhe financiar.
Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet në: info.al@dekra.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.