📢 Po rekrutojmë – Specialiste Burime Njerëzore (HR Specialist)
DEKRA Arbeit Albania, në emër të një prej klientëve të saj – një kompani prestigjioze që operon në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë – është në kërkim të një Specialisteje HR të përkushtuar dhe profesionale për t’u bashkuar me ekipin e saj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe zbaton politikat e kompanisë në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore.
- Organizon dhe mirëmban të dhënat e personelit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Menaxhon dokumentacionin e punonjësve, dosjet personale dhe regjistrat, duke siguruar konfidencialitetin dhe saktësinë.
- Merr informacion për pozicionet vakante dhe zhvillon strategjitë e publikimit të njoftimeve të punës.
- Administron dokumentacionin për punonjësit: lejet, pushimet, regjistrimet, ndryshimet kontraktuale etj.
- Trajton pyetjet, kërkesat dhe ankesat e stafit në mënyrë profesionale dhe në kohë.
- Siguron përmbushjen e kërkesave ligjore dhe bashkëpunon me institucionet përkatëse (Zyra e Punës, ISHPSHSH).
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e lartë (preferohen profilet: Shkenca Sociale, Administrim Biznesi, Drejtësi).
- Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm në HR.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel dhe PowerPoint).
- Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe kujdes ndaj detajeve.
- Leje drejtimi, Kategoria B (e detyrueshme).
Ne ofrojmë:
- Mundësi zhvillimi profesional në një kompani të konsoliduar.
- Ambient pune bashkëkohor dhe bashkëpunues.
- Paketë pagese konkurruese në përputhje me eksperiencën.
📩 Aplikimet mund të dërgohen në: info.al@dekra.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.