Tirane, Albania
📢 Po rekrutojmë – Shitëse Showroom!
DEKRA Arbeit Albania, në emër të një prej klientëve të saj – Po #rekrutojmë për një nga klientët tanë potencialë – një kompani e konsoliduar në tregun Shqiptar që operon në fushën e hidrosanitareve, pllakave dhe materialeve të ndërtimit.
Ky pozicion është ideal për dikë që ka pasion shërbimin ndaj klientit, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe dëshirë për të punuar në një ambient profesional dhe bashkëkohor.
📌 Përgjegjësitë kryesore:
Pritja dhe asistimi i klientëve në showroom
Prezentimi i produkteve dhe ofrimi i këshillimit profesional sipas nevojave të klientëve
Mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët ekzistues dhe potencialë
Përgatitja e ofertave dhe ndjekja e porosive
Sigurimi i një ambienti të rregullt dhe mikpritës në showroom
✅ Kualifikimet e kërkuara:
Diplomë e mesme ose e lartë (preferohen profilet: Ekonomi, Marketing, Menaxhim)
Përvojë e mëparshme në shitje ose shërbim klienti (e preferueshme)
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi
Njohuri bazë në përdorimin e paketës Microsoft Office
Njohuri e mirë e gjuhës angleze është avantazh
Paga mujore neto: 65,000 lekë, me rishikim pas 3 muajsh.
📩 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në: info.al@dekra.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.