Në emër të një kompanie ndërkombëtare të nivelit të lartë, e cila projekton, prodhon dhe shpërndan materiale dhe shërbime për tregjet e ndërtimit dhe industrisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar dhe energjik për t’iu bashkuar ekipit të tyre dinamik.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Vlerëson, analizon dhe zgjeron portofolin aktual të produkteve, si dhe udhëheq lançimin e produkteve, grupeve dhe segmenteve të reja me qëllim rritjen e shitjeve fitimprurëse tek klientët ekzistues dhe potencialë në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës.
- Harton dhe zbaton strategjinë e plotë të produktit dhe marketingut për markat që mbulon, për të gjitha produktet ekzistuese dhe të reja.
- Analizon potencialin e futjes së produkteve, grupeve dhe zgjidhjeve inovative të reja në tregje të ndryshme dhe ndjek procesin deri në lançimin përfundimtar, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse.
- Identifikon dhe negocion me kompanitë motra të grupit (furnitorë të mundshëm të brendshëm) për kushte, oferta, dokumentacione teknike, materiale promocionale dhe sasi të produkteve aktuale dhe të reja.
- Zhvillon kërkime të rregullta tregu për produktet e konkurrentëve, çmimet, pozicionimin e produkteve SGCP dhe propozon veprime konkrete për të përmirësuar konkurrueshmërinë.
- Kontrollon rregullisht pikat e shpërndarjes dhe shitjet me pakicë ku gjenden produktet SGCP, analizon performancën e klientëve dhe propozon masa për zgjerimin e portofolit dhe rritjen e volumit të shitjeve përmes ofertave të kombinuara, produkteve të reja dhe stimujve për ekipet aplikatore.
- Monitoron dhe raporton ndikimin e produkteve të reja, fushatave të marketingut dhe trajnimeve për aplikatorë e arkitektë; përgatit raporte përkatëse për CEO-në.
- Organizon trajnime për ekipet e shitjeve dhe teknike, ndërton dhe menaxhon Weber Academy me distributorët dhe në vendet e punës.
- Përgatit materiale prezantimi dhe fushata komunikimi digjitale në bashkëpunim me Menaxherin e Marketingut; planifikon demonstrime produktesh dhe sistemesh pranë fabrikës, distributorëve apo në vendet e punimeve.
- Asiston Drejtorin e Shitjeve në përgatitjen e ofertave dhe dokumenteve për projekte dhe klientë të rinj; përfaqëson kompaninë në takime me arkitektë, investitorë dhe partnerë biznesi.
- Përgatit analiza dhe raporte mbi produktet, çmimet, marzhin, dinamikën e tregut dhe klientëve; ndjek zbatimin e ndryshimeve sipas vendimeve të menaxhmentit.
- Trajton ankesat e klientëve duke analizuar problemet e mundshme në cilësinë apo çmimin e produkteve dhe propozon zgjidhje për ruajtjen e kënaqësisë dhe besnikërisë së klientëve.
- Siguron respektimin e politikave të sigurisë, mjedisit dhe standardeve të kompanisë dhe grupit SGCP.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing ose Inxhinieri.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhim produkti, marketing ose shitje.
- Aftësi të forta në analizë tregu, negocim, komunikim dhe prezantim.
- Orientim ndaj shitjeve dhe rezultateve, aftësi për ndërtim marrëdhëniesh me klientët dhe punë në ekip.
- Personalitet energjik, i motivuar dhe me mendim strategjik.
📩 Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.