Tirane, Albania
Po rekrutojmë: Koordinator Blerjesh
Një kompani që operon në tregun shqiptar, e specializuar në furnizimin me lloje të ndryshme tapash (corks) – metalike, plastike dhe druri, të prodhuara me standarde të larta cilësie për industri të ndryshme.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania është në kërkim të një Koordinatori Blerjesh, i cili do të merret me menaxhimin dhe koordinimin e gjithë procesit të furnizimeve.
Roli i pozicionit:
Pozicioni i koordinatorit të blerjeve konsiston në planifikimin, ekzekutimin, koordinimin dhe finalizimin e porosive dhe blerjeve sipas planifikimeve paraprake ose nevojave të kompanisë, duke respektuar afatet kohore.
Detyrat kryesore:
• Planifikimi dhe menaxhimi i stokut sipas nevojave të kompanisë
• Kërkimi dhe përzgjedhja e furnitorëve
• Marrja dhe analiza e ofertave dhe kostove të transportit
• Negocimi dhe finalizimi i blerjeve
• Bashkëpunimi me magazinën për kontrollin e materialeve
• Verifikimi i cilësisë së produkteve në momentin e pranimit
• Koordinimi me departamentin e shitjeve për nevojat e klientëve
• Përgatitja e listave të produkteve dhe ofertave sipas stokut
Kërkesat:
• Arsim i lartë
• Të paktën 3 vite eksperiencë në blerje / prokurime.
• Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
• Aftësi analitike dhe organizuese.
• Njohuri të mira të MS Office.
• Anglisht (italishtja përbën avantazh).
• Person i organizuar, i besueshëm dhe me iniciativë.
Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mbrojtjen e të dhënave personale".