Infermierë të diplomuar – Mundësi punësimi në Gjermani

Bayern, Germany

Infermierë për Kujdesin e të Moshuarve – Punësim në Gjermani për Kandidatë nga Shqipëria

DEKRA Arbeit Albania, në bashkëpunim me tre partnerë të mëdhenj gjermanë – Victor’s Group, Vitanas GmbH dhe Dorea Familie – po rekruton infermierë të diplomuar, të licensuar ose në proces licensimi, të gatshëm për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në Gjermani në sektorin e kujdesit për të moshuarit.

Profili i kandidatëve të kërkuar:

  • Diplomë universitare në Infermieri ose Shkenca të Kujdesit Shëndetësor

  • Licensë profesionale (ose në proces përmes praktikës apo përgatitjes për provim)

  • Minimum 6 muaj përvojë pune pas diplomimit

  • Njohuri të gjuhës gjermane – niveli A2 në momentin e aplikimit

  • Angazhim për arritjen e nivelit B2 para nisjes – në bashkëpunim me DEKRA, ofrohet kurs falas dhe ndjekje e procesit

  • Gatishmëri për jetesë dhe punë në Gjermani, si dhe për t’u përshtatur me standardet gjermane të kujdesit


Çfarë duhet të përfshihet në aplikim (CV dhe dokumentacion):

  • CV e përditësuar në gjermanisht (ose anglisht), me përshkrim të përvojës klinike dhe arsimit

  • Diploma dhe lista e notave

  • Certifikatë gjuhësore (minimumi A2; preferohet B1/B2)

  • Dëshmi të përvojës së punës (kontrata, certifikata, rekomandime)


Çfarë ofron DEKRA:

  • Asistencë të plotë për njohjen e diplomës në Gjermani

  • Kurse të gjuhës gjermane në Shqipëri, falas për kandidatët që kualifikohen

  • Mbështetje me përgatitjen e dokumentacionit zyrtar dhe përkthimeve të nevojshme

  • Bashkëpunim me punëdhënësit për gjetjen e banesës dhe integrimin social

  • Përshtatje në ambientin e punës dhe të jetesës në Gjermani

  • Kurse shtesë teknike për përgatitje drejt statusit të plotë si infermier i/e licensuar në Gjermani


Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mbrojtjen e të dhënave personale".

Infermierë të diplomuar – Mundësi punësimi në Gjermani

Job description

Infermierë të diplomuar – Mundësi punësimi në Gjermani

Personal information
Details