Po rekrutojmë: Drejtues/e Finance
Një kompani që operon në tregun shqiptar, e specializuar në furnizimin me lloje të ndryshme tapash (corks) – metalike, plastike dhe druri, të prodhuara me standarde të larta cilësie për industri të ndryshme.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania është në kërkim të një Drejtuesi/e Finance, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve financiare të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe zbaton strategjitë financiare në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Përgatit raporte financiare dhe bilance periodike sipas kërkesave të kompanisë.
- Rakordon faturat e shitjes dhe blerjes me lëvizjet bankare dhe arkën në sistemin financiar.
- Përditëson dhe monitoron të dhënat financiare të aktiviteteve të import-eksportit.
- Siguron respektimin e legjislacionit fiskal dhe tatimor.
- Analizon problematikat financiare dhe propozon zgjidhje për përmirësimin e proceseve.
- Mbikëqyr dhe përmirëson procedurat e brendshme financiare.
- Mbështet drejtuesit e kompanisë në vendimmarrjet strategjike financiare.
- Menaxhon dhe koordinon ekipin e departamentit të financës, duke organizuar detyrat dhe monitoruar performancën e stafit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet.
- Minimumi 3–5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në fushën e financës.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe tatimor.
- Eksperiencë në përgatitjen e raporteve financiare, bilanceve dhe buxheteve.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, drejtuese dhe komunikimi.
- Mendim analitik dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave financiare.
- Integritet, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
Paga: 100,000 – 120,000 Lekë, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mbrojtjen e të dhënave personale".