Coordinator

Tirane, Albania

Po rekrutojmë – Field Force Coordinator

DEKRA Arbeit Albania, në emër të një prej klientëve të saj ndërkombëtar – lider në industrinë e teknologjisë dhe pajisjeve elektronike, është në kërkim të një Field Force Coordinator energjik dhe me përvojë, për të menaxhuar dhe mbështetur operacionet në terren në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon dhe mbikëqyr të gjithë ekipin e Field Force (të gjitha rolet).
  • Shërben si pika kryesore e komunikimit midis kompanisë dhe ekipit në terren.
  • Zbaton dhe menaxhon strategjitë dhe logjistikën e operacioneve në terren sipas udhëzimeve të menaxhmentit rajonal.
  • Krijon plane pune për aktivitetet e përditshme dhe ato promocionale.
  • Zhvillon cilësinë dhe performancën e ekipit të terrenit përmes trajnimeve dhe mentorimit.
  • Rekruton, trajnion dhe shpërndan ekipin në mënyrë strategjike për të arritur objektivat e kompanisë.
  • Menaxhon performancën dhe siguron cilësinë dhe numrin optimal të stafit.
  • Monitoron inventarin e materialeve POP dhe nevojave logjistike.
  • Ndjek KPI-të mujore, raportimet e performancës dhe planet e kostove.
  • Koordinon çështjet që lidhen me automjetet, uniformat, pajisjet dhe shpenzimet e terrenit.
  • Bën vizita të rregullta në terren për të monitoruar standardet dhe ekzekutimin e strategjisë.
 Kualifikimet e kërkuara:
  • Eksperiencë e mëparshme në drejtimin e ekipeve në terren (Field Force, Sales ose Merchandising).
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi, komunikimi dhe lidershipi.
  • Njohuri të mira të analizës së të dhënave dhe raportimit të performancës.
  • Njohuri shumë të mira në MS Excel dhe MS Office.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime strategjike.
  • Gatishmëri për lëvizje dhe vizita të rregullta në terren.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

 Ne ofrojmë:

  • Mundësi zhvillimi profesional në një kompani ndërkombëtare prestigjioze.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëkohor.
  • Paketë konkurruese kompensimi në përputhje me eksperiencën dhe performancën.

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet në: info.al@dekra.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Coordinator

Job description

Coordinator

Personal information
Professional data
Add
Add
Details