Po rekrutojmë: Agjent Shitjesh (Terren)
Një kompani në sektorin e materialeve të ndërtimit është në kërkim të një Agjenti Shitjesh për terren, me përvojë dhe aftësi të mira komunikimi, për t’iu bashkuar ekipit të saj.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë e mëparshme në shitjen e materialeve të ndërtimit.
- Preferohet të ketë përfunduar Inxhinieri Druri / Pyjore, ose të ketë eksperiencë në përpunimin e drurit
- Mosha e preferuar: mbi 30 vjeç
- Leje drejtimi kategoria B
- Njohuri bazë në Microsoft Word dhe Excel për përgatitjen e ofertave
- Njohja e një gjuhe të huaj përbën avantazh, por nuk është kusht
Çfarë ofrohet:
- Pagë neto 70,000 – 80,000 ALL
- Bonuse në bazë performance
- Makinë dhe telefon në dispozicion të kompanisë
- Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi